KRYEFAQJA » LAJME » Shpend Ahmeti pritet me nderime në Tiranë
Shpend Ahmeti pritet me nderime në Tiranë

Shpend Ahmeti pritet me nderime në Tiranë

Kreu i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, një ndër figurat më të njohura të Vetëvendosjes në opozitë në Kosovë, është pritur me të gjitha nderet në Tiranë nga krerët e politikës shqiptare. Zoti Ahmeti u prit nga kryetari i parlamentit Meta, presidenti Nishani dhe kryeministri Rama. Sipas njoftimeve zyrtare bisedat janë përqëndruar rreth bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivel qendror dhe lokal, por edhe për klimën e tensionuar politike. Zyrtarët shqiptarë janë deklaruar se Shqipëria mbështet progresin social dhe ekonomik, si dhe forcimin e jetës institucionale e demokratike të Kosovës, por kanë nënvizuar rëndësinë e një klime sa më bashkëpunuese e konstruktive politike në interes të mirëqenies së qytetarëve dhe të integrimit euro-atlantik të vendit. Më parë zoti Ahmeti u prit edhe nga homologu i tij në Bashkinë e Tiranës Veliaj.