KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpërthen vullkani Etna, mes 10 të plagosurve dhe një gazetare e BBC

Shpërthen vullkani Etna, mes 10 të plagosurve dhe një gazetare e BBC

Etna, vullkani më i madh dhe më aktiv në Evropë, ka dhënë shenja të rrezikshme paralajmëruese javët e fundit, duke “surprizuar” herë pas herë banorët me shtëllunga tymi e lave, por shpërthimi më i frikshëm ndodhi një ditë më parë duke plagosur dhjetëra persona. Një ekip i rrjetit televiziv britanik  “BBC” dhe disa turistë kanë pësuar lëndime të lehta pas shpërthimit të rrezikshëm të vullkanit sicilian. “Shumë të plagosur, lëndime dhe djegie,” shkroi në Twitter reporterja e “BBC”. Vullkani më i madh i kontinentit shpërtheu me rrjedhje të mëdha llave dhe shtëngulla tymi e avulli,  të cilat  goditën grupin e turistëve dhe reporterët e “BBC”.10 persona u dërguan në spitalet lokale ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë evakuuar nga mali. Riaktivizimi i vullkanit nisi dy ditë më parë me disa shpërthime të vogla në kraterin e ri juglindor të tij, i cili iu shtua aktivitetit ekzistues në majë.