KRYEFAQJA » LAJME » Shpërthim i frikshëm tek Don Bosko
Shpërthim i frikshëm tek Don Bosko

Shpërthim i frikshëm tek Don Bosko

17 persona janë plagosur, midis tyre 2 në gjendej të rëndë, pasi një bombul gazi ka shpërthyer në ambientet e një ëmbëltorje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në katin e parë të një pallati në hyrje të zonës së “Don Boskos” në Tiranë. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm. Ai ka shkaktuar jo vetëm dëme të mëdha materiale në ëmbëltore, por edhe panik tek banorët e zonës dhe kalimtarët e rastit. Të plagosurit kanë qenë punonjës të biznesit dhe klientë të tij. Shumica a tyre janë transportuar drejt spitalit të traumës, ndersa disa të tjerë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Forcat zjarrëfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, ndërsa policia po heton rrethanat e shpërthimit tronditës.