KRYEFAQJA » LAJME » Shpërthim i kontrolluar në “Olld Traford”
Shpërthim i kontrolluar në “Olld Traford”

Shpërthim i kontrolluar në “Olld Traford”

Terrori godet sërish sportin dhe lajmet më të fundit që vijnë nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se policia ka shpërthyer një bombë në Stadiumin “Olld Treford”. Ndeshja e fundit në Premier Ligën Angleze, ndërmjet Mançester Junajtid dhe Bornmuthit, që duhej të zhvillohej duke nisur nga ora 16:00, u anulua për shkak të një pakoje të dyshimtë. Pas hetimeve të bëra, Policia e Mançesterit ka konfirmuar se një shpërthim i kontrolluar është kryer në “Olld Traford”. Mediat britanike raportojnë se pakoja e dyshuar ishte një bombë e improvizuar që është gjetur në pjesën veri-perëndimore të stadiumit të “Djajve të kuq”. Federata Angleze e Futbollit ka bërë të ditur se do të ricaktohet, sa më shpejtë që të jetë e mundur, data për zhvillim e kësaj ndeshje të anuluar.