KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shpërthim me viktima në Uzinën e Naftës në Ballsh
Shpërthim me viktima në Uzinën e Naftës në Ballsh

Shpërthim me viktima në Uzinën e Naftës në Ballsh

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Uzinën e Naftës në Ballsh mbrëmjen e së enjtes. Shkak thuhet se është bërë defekti i një valvule hidrogjeni. Ende nuk dihet me saktësi, por të paktë një punonjës ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Të plagosurit janë çuar me urgjenë në spitalet e Ballshit, Fierit dhe Tiranës për një mjekim më të specializuar. Forcat e policisë janë në vendgjarje. Atje ka mbërritur me urgjencë edhe ministri i energjitikës Damian Gjiknuri. Pranë portave të uzinës kanë shkruar edhe familjarët e punonjësve të shqetësuar për fatet e njerëzve të tyre. Uzina e Naftës në Ballshi rifilloi nga puna pak kohë më parë pas një ndërprerjeje gati një vjeçare. Me rreth 1200 punëtorë, ajo është baza kryesore e punësimit për zonën.