KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpërthim në Afganistan
afganistan rekrute poilcie autobuz bombe shperthim 12 te vdekur

Shpërthim në Afganistan

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 38 të tjerë janë plagosur pas një sulmi kamikaz me bombë që kishte shënjestër një autobuz me rekrutë policie në lindje të Afganistanit. Ngjarja ndodhi në rajonin Sorkrot, pas shpërthimit të një bombe të instaluar në një motor që u përplas me një autobuz me të cilin një numër rekrutesh policie po udhetonin drejt kryeqytetit Kabul. Asnjë grup nuk e ka marrë akoma përsipër sulimin por një zëdhënës i talebanëve u shpreh se ai ishte kryer nga militantët e shtetit islamik.