KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpërthim në Ankara
Shpërthim në Ankara

Shpërthim në Ankara

25 të vdekur dhe 75 të plagosur është bilanci i deritanishëm i një shpërthimi në Ankara të dielën pas dite. Një makinë e mbushur me eksploziv shpërtheu në afërsi të stacionit të autobusëve në bulevardin “Ataturk”, aty ku gjenden edhe disa ndërtesa qeveritare. Mendohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh. Zona është rrethuar menjëherë nga policia. Ende nuk ka njoftime për autorët e kësaj ngjarjeje, por dyshimet janë për një sulm terrorist. Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati nuk nguroi t’a konsiderojë ngjarjen si sulm terrorist. “Terrori godet sërish Ankaranë. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre” shkruajti ai në Twitter.  Në rreth gjashtë muaj kjo është e treta herë që sulme të tilla tronditin Turqinë.