KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpërthim në Dijarbakir, 20 të plagosur dhe 4 të vdekur
shperthim ne Dijarbakir turqi bombe te plagosur

Shpërthim në Dijarbakir, 20 të plagosur dhe 4 të vdekur

Të paktën katër oficerë policie kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në qytetin juglindor turk Dijarbakir, ku banon shumice kurde. Ngjarja ndodhi pranë një stacioni autobuzash, në momentin kur po kalonte një minibus policie. Të pakten 20 persona janë plagosur nga shpërthimi, ndërsa një burim policor bëri të ditur se sulmi kishte shënjestër automjetin e policisë.Akoma nuk dihet se kush është prapa këtij sulmi. Qyteti i Dijarbakir është goditur së fundmi nga dhuna e luftimeve mes milianteve të Partisë së Punëtorëve të Kurdinstanit, të shpallur të jashtëligjshëm nga qeveria, dhe forcave të sigurisë turke.