KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpërthim në Irak
shperthim ne irak

Shpërthim në Irak

Të paktën 60 persona humbën jetën dhe më shumë se 70 të tjerë u plagosen nga shpërthimi i një kamioni bombe në Irak. Ngjarja ndodhi në një postbllok në hyrje të qytetit Hila që është i banuar nga një maxhorance shiitesh dhe një pakicë shumë e vogël sunitesh. Përgjegjësia për autorësinë e sulmit u mor përsipër nga shtetit islamik, i cili mbështet grupin ekstremist sunit. Përvec viktimave, si pasojë e shpërthimit është shkatërruar edhe rajoni i policisë afër postbllokut, disa shtëpi si dhe shumë automjete.