KRYEFAQJA » LAJME » Shpërthim në qendër të Athinës
Shpërthim në qendër të Athinës

Shpërthim në qendër të Athinës

Një shpërthim ka tronditur Athinën rreth orës 03:35 minuta të së martës. Shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Ksenofondos”, vetëm pak metra larg sheshit “Sintagma”. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por dëme materiale. Policia thotë se objektiv i autorëve të këtij sulmi ishte godina e dhomës së industrialistëve grekë që ndodhet pikërisht në numrin 5 të rrugës “Ksenofondos” në qendër të Athinës. Autoritetet thanë se persona të pa njohur telefonuan në redaksitë e dy gazetave, duke njoftuar për vendosjen e bombës në qendër të Athinës. Ashtu siç këta persona kanë paralajmëruar, bomba shpërtheu.
Autoritetet helene e veçojnë ngjarjen nga aktet terroriste të ndodhura në France apo vendet e tjera perëndimore. Burime policore thanë se dyshimet e para kanë të bëjnë me një organizatë të majtë të karakterit marksist dhe anarkist dhe jo me ndonjë celulë islamike. Ende asnjë organizatë nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë ngjarje.