KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpërthim në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida
Shpërthim në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida

Shpërthim në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida

Një shpërthim i madh ka ndodhur në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida. Kompania hapësinore Space X po përgatitej për nisjen e një rakete nga toka. Shkaku i shpërthimit nuk ishte i qartë dhe ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Pamjet nga vendngjarja tregojnë një shtëllungë të madhe tymi që ngrihet mbi kompleks. Forca e shërthimit ka tronditur ndërtesat disa milje larg. Zyrtarët lokalë të emergjencave e përshkruan incidentin si një dështim katastrofik gjatë një prove. Sipas tyre nuk kishte rrezik për publikun. Space X ka përdorur raketat e saj Falcon-9 për të marrë furnizime për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.