KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpërthim në Stamboll, viktima dhe të plagosur

Shpërthim në Stamboll, viktima dhe të plagosur

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në qendër të Stambollit. Shpërthimi ka ndodhur në një stacion autobusi dhe objekti i sulmit ishte një makinë policie. Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të lagjes historike Beyazit, një vend ku ka shumë turistë. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e shpërthimit. Dhuna në Turqi është përshkallëzuar kohët e fundit për shkak të tensioneve me separatistët kurdë dhe konfliktit me Sirinë fqinje.