KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpërthim në Stamboll
Bajrampasha

Shpërthim në Stamboll

5 persona të plagosur dhe shumë panik shkaktoi një shpërthim të martën pasdite në një stacion metroje në Stamboll. Hetuesit që mbërriten në vendngjarje gjetën dëshmi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombe artizanale. I gjithë sistemi i hekurudhës nëntokësore në zonën Bajrampasha, në qendër të qytetit u mbyll për shkak të shpërthimit. Në vëndngjarje, pranë një mbikalimi ku ndodhi shpërthimi mbërriten shumë ambulanca dhe forca policore. Turqia është në gjendje alarmi pas sulmeve që vranë 103 njerëz në tetor në kryeqytetin Ankara ndërsa Stambolli është qyteti më i madh në Turqi, me afro 15 milionë banorë.