KRYEFAQJA » LAJME » Shpërthim tek Kuvendi i Kosovës
Shpërthim tek Kuvendi i Kosovës

Shpërthim tek Kuvendi i Kosovës

Policia e Kosovës konfirmon se godina e Kuvendit është sulmuar me një mjet shpërthyes nga distanca, i cili dyshohet se ka qenë predhë antitank. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pak pas orës 23:00 të 5 gushtit 2016. Një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës bllokuan rrugën te Kuvendi i Kosovës. Nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale. Policia ka gjetur një motoçikletë të djegur në periferi të Prishtinës dhe mendohet se është përdorur nga autorët e krimit.
Disa media paraqesin një version të ndryshëm. Ato thonë se sulmi u bë me granata dore, nga dy persona që ishin mbi një motoçikletë. Ata e kanë djegur mjetin e më pas janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur.
Të premten në mëngjes në zonën afër kuvendit është kthyer normaliteti.