KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpërthim termocentrali në Angli
shperthim i termocentralit ne angli

Shpërthim termocentrali në Angli

Të paktën një person ka humbur jetën nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në një termocentral në Didkot në jug të Anglisë. Në çastin e shpërthimit në ndërtesë gjendeshin njerëz dhe autoritetet druajnë se ka viktima të tjera. Termocentrali ishte i vjeter dhe ishte planifikuar të rrënohej deri në fund të këtij viti, por nuk dihet nëse shpërthimi i sotëm ishte i planifikuar. Disa pamje të shfaqura në televizion tregojnë se gjysma e një ndërtese të madhe nga vendi i ngjarjes është shembur.