KRYEFAQJA » LAJME » Shpërthim tritoli në Fushë Krujë
Shpërthim tritoli në Fushë Krujë

Shpërthim tritoli në Fushë Krujë

Shpërthimi i një sasie tritoli pasditen e sotme, ka vënë në panik banorët e lagjes “Punëtori” në Fushë Krujë. Sipas informacionit të policisë, bëhet e ditur se lënda e eksplozivit është hedhur qëllimisht nga disa persona, duke synuar përhapjen e panikut. Ndërkohë dëshmitarët okularë janë shprehur se zona ku është hedhur tritoli, është zonë e populluar, por fatmirësisht, në atë moment, nuk ka patur kalimtarë në trotuarin ku është lëshuar lënda plasëse. Sipas informacioneve paraprake, janë shkaktuar dëme të vogla vetëm në xhamat e 3-4 automjeteve që ndodheshin të parkuara në këtë lagje. Shpërthimi i së martës, pason shpërthimet e herëpashershme që janë regjistruar në Fushë Krujë, duke e bërë  atë sinonim të tritolit.