KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpërthime me bomba dhe përleshje me armë tronditen kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta

Shpërthime me bomba dhe përleshje me armë tronditen kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta

Një varg shpërthimesh me bomba tronditen sot kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta. Shpërthimet e forta u pasuan nga të shtëna me armë zjarri. Policia bëri të ditur se pesë sulmues dhe dy njerëz të tjerë janë vrarë. Mes sulmuesve kishte disa atentatore vetëvrasës. Shpërthimet ndodhen në disa pika, përfshirë një qendër tregtare pranë pallatit presidencial dhe zyrave të Kombeve të Bashkuara. “Nuk e dimë ende nëse ky sulm është i lidhur me Shtetin Islamik ose jo”, tha ministri indonezian për Çështje Politike, Ligjore dhe të Sigurisë, Luhut Panjaitan i cili shtoi se tani gjendja është vënë nën kontroll. Presidenti Joko Widodo u bëri thirrje banorëve të ruajnë qetësinë. “Shteti, kombi dhe njerëzit nuk duhet të frikësohen dhe të humbasin nga akte të tilla terroriste”, ka thënë ai. Indonezia është sulmuar disa here në të kaluaren nga grupe islamike militante dhe kohët e fundit ka qenë në gatishmëri të lartë për shkak të kërcënimeve nga i ashtuquajturi Shteti Islamik. Indonezia është vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë.