KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpërthime municionesh në Indi, 17 ushtarë të vrarë
indi, zjar, 17 ushtare te vrare, shperthim, masarashtra

Shpërthime municionesh në Indi, 17 ushtarë të vrarë

17 ushtarakë indianë kanë humbur jetën mëngjesin e kësaj të marte në një zjarr masiv që përfshiu një depo municionesh në perëndim të shtetit Masarashtra. Zjarri i rënë në depon pranë Nagpurit, shkaktoi një numër shpërthimesh, që çoi në evakuimin e banorëve të fshatrave fqinjë. Mes viktimave, janë edhe dy oficerë ushtrie. Ndërkohë, të paktën 19 persona janë plagosur në këtë ngjarje. Shkaku i zjarrit nuk dihet akoma, por gjatë viteve të fundit nuk kanë qënë të pakta incidente të tilla në Indi.