KRYEFAQJA » LAJME » Shpëthen bombola, 30 të plagosur
Shuhet një nga të plagosurit e Beragozhdës

Shpëthen bombola, 30 të plagosur

Të paktën 30 persona janë plagosur pas shpërthimi të një një bombule gazi në një lokal në fshatin Beragozhd, afë Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur të hënën pas dite. Fillimisht të plagosurit, shumica me plagë të mëdha për shkak të djegies, janë çuar në spitalin e Pogradecit dhe më pas janë transportuar në QSUT. Raportohet se 6 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Sipas dëshmitarëve aksidenti kishte ndodhur për shkak të gjendjes jo të mirë teknike të bombulës së gazit që ka shpërthyer në ambjentin e brendshëm të lokalit. Policia po heton rreth ngjarjes. Në orët e vona të mbrëmjes të plagosurit i ka vizituar edhe kryeministri Edi Rama, ministri i shendetësisë Ilir Beqja dhe deputeti i PD mjeku Tritan Shehu.
Aksidente të tilla kanë ndodhur edhe më parë në Shqipëri. Rasti më i rëndë u regjistrua pak muaj më parë tek zona e “Don Boskos” në Tiranë, kur 21 persona u plagosën nga shpërthimi i një bombole gazi në një ëmbëltore. Por ky është rasti i parë që në një aksident të tillë të përfshihen kaq shumë njerëz.
Herë pas here autoritetet e kontrollit të shpërndarjes dhe përdorimit të gazit, kanë organizuar kontrolle në zona të ndryshme dhe kanë marrë masa të ashpra, por ngjarje të tilla duket se është e vështirë të parandalohen.