KRYEFAQJA » LAJME » Shpëtim Idrizi fton beratasit të bëhen pjesë e PDIU-së
Shpëtim Idrizi fton beratasit të bëhen pjesë e PDIU-së

Shpëtim Idrizi fton beratasit të bëhen pjesë e PDIU-së

Që Berati të mos jetë më një qytet i lënë në harresë, beratasit duhet të bëhen pjesë e PDIU-së, pasi kjo parti do kthejë vëmëndjen ndaj këtij qyteti të lashtë” . Është kjo ftesa e kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi të zhvilluar me strukturat dhe simpatizantët e kësaj force politike Berat:

Berati me vlerë kaq të madhe historike, kulturore, ka ngelur një “xhep” dhe jashtë vëmendjes së pushtetarëve, kjo jo vetëm tani por për 25 vjet. Po ku janë sot qytetarët e Beratit? Janë kapluar nga varfëria, lënia mënjanë, papunësia, mungesa e shpresës. Kjo është arsyeja pse ne ju ftojmë, që të bëheni pjesë e PDIU-së, sepse unë jam i bindur që me qytetarët e Beratit, rritja e kësaj force politike do ta ndryshojë dhe do të kthejë vëmendjen karshi këtij qyteti të lashtë siç është Berati”, tha z. Idrizi.

Edhe në Berat, PDIU, ka rishprehur qëndrimin kundër në lidhje me kërkesën për ndryshime kushtetuese në lidhje me përcaktimin e familjes:

Bashkë me reformën në drejtësi na erdhën nene të tjera, nene të cilat ndryshojnë Kushtetutën dhe prekin sistemin shoqëror të Shqipërisë, prekin familjen. Gjë që do të thotë që familja shqiptare nuk do ishte ajo të cilën ne dimë, e njohim, familja e burrit, gruas dhe fëmijëve, por mund të ishte edhe ajo, sipas parashikimeve që kërkoheshin nga shoqatat LGBT e pro LGBT edhe me dy burra, me dy gra etj. Mund të jetë mënyrë tyre e të shprehurit seksualitetin dhe nuk diskriminojmë askënd për këtë pjesë, por di që familje është ajo e një burri dhe një gruaje bashkë me fëmijët dhe ne kemi detyrimin që ta ruajmë këtë”, u shpreh znj. Doda.

Pas turit të takimeve në bazë, PDIU do mbaje kongresin në Tiranë me 21 maj.