KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpëtohen mbi 3 mijë emigrantë në detin Mesdhe

Shpëtohen mbi 3 mijë emigrantë në detin Mesdhe

Roja bregdetare italiane ka shpëtuar rreth tre mijë refugjatë në Detin Mesdhe. “The Telegraph” shkruan se roja bregdetare italiane ka thënë se u kishte bërë thirrje të gjitha varkave të shpëtimit në jug të Mesdheut për t’i ndihmuar në njërin nga operacionet më intensive të kërkim-shpëtimit të emigrantëve deri më tani këtë vit. Rreth tre mijë njerëz janë shpëtuar gjatë 23 operacioneve të ndara të shpëtimit. Vala e fundit e shpëtimit e çon numrin e emigrantëve të shpëtuar nga varkat e peshkimit të bëra nga druri në jug të Mesdheut në mes të Libisë, Maltës dhe Italisë përgjatë 48 orëve të fundit, në 5 600.