KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpëtohen refugjatë në mesdhe
Rreth-6000-emigrantë-shpëtohen-në-Detin-Mesdhe

Shpëtohen refugjatë në mesdhe

Një anije irlandeze, që shërben si pjesë e patrullave kufitare në detin Mesdhe, shpëtoi 111 emigrante ne det të hapur. Emigrantët janë të gjithë nga Afrika Veriore dhe u gjetën 32 milje larg brigjeve të Libisë, në një varke gome. Anijet patrulluese irlandeze kanë shpëtuar mbi 7 mijë persona në Mesdhe brenda këtij viti. Ato patrullojnë në Mesdhe në kuadër të një përgjigjeje të përbashkët evropiane ndaj krizës së refugjatëve.