KRYEFAQJA » LAJME » “Shpresat”, sot ndaj Greqisë në Athinë
“Shpresat”, sot ndaj Greqisë në Athinë

“Shpresat”, sot ndaj Greqisë në Athinë

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit për nën-21-vjeçarët, që njihet ndryshe si “Shpresat”, do të luajë sot ndeshjen e radhës në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit 2017 të kësaj grupmoshe. Takimi i radhës është ai kundër Greqisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Peristeriu” në Athinë, duke nisur nga ora 17:45 me orën lokale (16:45 me orën e Tiranës). Ekipi kuqezi është grumbulluar që më 28 gusht, në kryeqytetin grek, për t’i vijuar atje përgatitjet për këtë sfidë eliminatore. Shpresat e Shqipërisë renditen aktualisht në vendin e dytë në grupin e 4-ët të këtyre Eliminatoreve, me 12 pikë të grumbulluara nga 8 ndeshje. Vendin e parë e mban Portugalia, me 18 pikë, pas 6 fitoreve në po aq ndeshje, ndërsas Greqia mban vendin e parafundit në grup, me 7 pikë të marra në 6 ndeshje. Në listën e të grumbulluarve të trajnerit Redi Jupi për sfidën me helenët, spikat edhe Jasir Asani, shqiptari i Maqedonisë, që luan me Vardarin e Shkupit dhe që sapo është pajisur me pasaportën shqiptare dhe ka marrë dritën jeshile nga FIFA për të veshur fanellën kuqezi.