KRYEFAQJA » LAJME » Shpresë për reformën pas takimit Rama, Basha, Meta
Basha akuzon Ramën për prishjen e marrëveshjes, por Meta thotë se jemi pranë miratimit
Foto arkivi

Shpresë për reformën pas takimit Rama, Basha, Meta

Tre krerët e partive kryesore shqiptare, PS, PD dhe LSI, të cilët u takuan të hënën në një tjetër përpjekje për të arritur Reformën në Drejtësi, duket se kanë rënë dakrd për vazhdimin e negociatave. Të paktën kështu u shpreh kreu i PD të opozitës Lulzim Basha, i cili ishte i vetmi që pranoi të fliste për mediat. Sipas tij “tre kryetarët kanë rënë dakord për të angazhuar një njeriun e tyre për të biseduar për variantin hibrid”. “Kjo është dëshmi e sinqeritetit të PD, që e sheh reformën në drejtësi si një interes madhor për shtetin shqiptar. Uroj që negociatorët e mandatuar do të bëjnë një punë të mirë dhe do ta çojnë në fund këtë proces dhe t’u japin shqiptarëve lajmin e mirë” tha lideri demokrat Lulzim Basha.
Tashmë pritet dhe deklarata e kryeministrit Rama dhe kreut të parlamentit Meta, ideatori i takimit.
Nga zhvillimet intensive të së hënës bie në sy tërheqja nga takimi i ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, pasi më parë kishin shprehur gadishmërinë për pjesmarrje. Ata thanë se ishin kundër idesë së shprehur nga kreu i opozitës Basha për diskutimin e qeverisë teknike dhe këmbëngulënm në variantin hibrid. Në një zhvilim të fundit tre negociatorët janë Engjëll Agaçi, sekretar i kryeministrisë, Oerd Bylykbashi kryenegociatori i PD dhe Ylli Manjani, ministër i drejtësisë.