KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri – Armeni, ankthi i fundit i kuqezinjve
Shqipëri - Armeni, ankthi fundit e kuqezinjve

Shqipëri – Armeni, ankthi i fundit i kuqezinjve

Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll gjendet në Erevan, në atë që po konsiderohet si sfida më e rëndësishme në historinë e deritanishme të futbollit shqiptar. Pas dy humbjeve në minutat e fundit me Portugalinë dhe Serbinë, një fitore të dielën me Armeninë, e cila është e fundit në grupin I, e con Shqipërinë në Euro 2016 në Francë, një ëndërr për tifozerinë e zjarrtë shqiptare.
Pavarësisht humbjes së dhimbshme të enjten me Serbinë, mësohet se trajneri Xhani De Biasi ka mbajtur lartë motralin e ekipit, e po kështu edhe drejtuesit e FSHF.
Formacioni me të cilin Shqipëria do të luajë në Erevan është pak më i ndryshëm se ai në Tiranë. Pritet që skema taktike të jetë 4-4-1-1. Në portë do të jete Berisha, në mbrojtje Lila, Cana, Gjimshiti dhe Hysaj, në mesfushë Gashi, Migjen Basha, Xhaka dhe Lenjanin, ndërsa sulm Memushajn Cikalleshi.
Situata e krijuar në futbollin shqiptar pas zhvillimeve të fundit, nuk i ka shpëtuar edhe komenteve të politikës. Përkundër deklarimeve të kryeministrit Rama që ka vlerësuar më shumë mikpritjen shqiptare se humbjen e kombëtares, opozita e ka cilësuar atë si përgjegjës për humbjen. Në opinion po spekulohet edhe me mundësinë e trukimit të takimit ShqipVri – Serbi, por ato që sillen si “fakte” shihen si fantazi e dhimbje e tifozerisë fanatike që asnjëherë nuk e pranon humbjen.