KRYEFAQJA » LAJME » “Shqipëri e mahnitshme” guida e parë në gjuhën ruse
“Shqipëri e mahnitshme” guida e parë në gjuhën ruse

“Shqipëri e mahnitshme” guida e parë në gjuhën ruse

“Shqipëri e mahnitshme” është guida e parë mbi Shqipërinë në gjuhën ruse. Ajo është përgatitur nga ekspertë shqiptarë të turizmit, ndërsa është përkthyer nga profesori Sergej Aksenov i katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Shën Petërburgut, Sergej Aksenov. Redaktore është gazetarja ruse, Tamara Redkina, të dy njohës të mirë të Shqipërisë edhe nga afër.
Në 170 faqet e saj pasqyrohen të gjitha zonat turistike në Shqipëri. Hartuesit e saj shpresojnë të ngjallin sa më shumë interesin e turistëve rusë që përbëjnë një prej potencialeve më të mëdhenj turistikë në botë. Këtë vit ka patur grupe të mëdha tursitësh rusë që kanë vizituar Shqipërinë. Guida “Shqipëri e mahnitshme” pritet të pasurohet në të ardhmen me botime të përvitshme.