KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri-Itali, sekuestrohen 277 kg kanabis
Shqipëri-Itali, sekuestrohen 277 kg kanabis

Shqipëri-Itali, sekuestrohen 277 kg kanabis

Një tjetër operacion antidrogë i zhvilluar mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane ka sjellë sekuestrimin e 277 kg kanabis në  Leçe, si edhe të mjetit lundrues që transportonte lëndën narkotike. Policia konfirmoi se gjatë operacionit janë arrestuar  në flagrancë katër shtetas shqiptarë, ku njëri prej tyre ishte skafist ndërsa  tre të tjerët e prisnin në breg. Të arrestuarit janë, shtetasi me inicialet E.D, 39 vjeç , banues në Vlorë, drejtuesi i Skafit, dhe tre shtetasit B.S, A .M dhe G.D edhe këta nga Vlora por , rezidentë në Itali. Mes policive të të dy vendeve janë  shkëmbyer  informacionet në kohë reale  dhe po vijojnë procedurat hetimore të përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut  ndërkombëtar të lëndëve narkotike.