KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri – Maqedoni 1-1, por takimi shtyhet
Shqipëri - Maqedoni 1-1, por takimi shtyhet

Shqipëri – Maqedoni 1-1, por takimi shtyhet

Një stuhi e madhe me shi dhe erë të fortë ka detyruar arbitrin e takimit Shqipëri – Maqedoni të ndali zhvillimin e saj në minutën e 75-të. Takimi që po luhej në Stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, i vlefshëm për eleminatoret në grupe për kampionatin botëror të futbollit “Rusi 2018”, deri në atë moment ishte 1 – 1. Edhe tifozët e shumtë u detyruan të braktisnin shkallët e stadiumit. Deri sa u ndërpre, takimi ishte i nivelit nën mesatar. Ai pati një fillim premtues pasi Armando Sadiku shënoi që në minutën e 9 për Shqipërinë. Maqedonia barazoi me Alioskin në minutën e 51, pas një gabimi të pafalshëm të Kukelit. Tashmë pritet të mësohet fati i mëtejshëm i ndeshjes, por sipas rregullores do të zhvillohen vetëm 15 minuta lojë që kanë mbetur pa u luajtur.