KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri-Maqedoni, kërkesa të shumta për bileta
Shqipëri-Maqedoni, biletat sërish problem

Shqipëri-Maqedoni, kërkesa të shumta për bileta

Në prag të ndeshjes së 5 shtatorit të Kombëtares së Shqipërisë kundër Maqedonisë, në qytetin e Shkodrës është vënë re një numër i lartë kërkesash për bileta. Sipas listës së publikuar nga FSHF çmimet e tyre variojnë nga 1000-8000 lekë, që për shumë sportdashës, veçanërisht ata shkodranë konsiderohen të larta. Një numër i konsiderueshëm biletash janë shitur për shqiptarët e diasporës, si dhe nga Kosova e Maqedonia. Sipas organizatorëve pritet që stadiumi tashmë i rindërtuar “Loro Boriçi” të jetë i mbushur me gjithë kapacitetin e tij .