KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri-Marok në stadiumin e rindërtuar “Loro Boriçi”
Sot miqësorja Shqipëri-Marok

Shqipëri-Marok në stadiumin e rindërtuar “Loro Boriçi”

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të mërkurën në mbrëmje një takim miqësor me Marokun. Ky është takimi i fundit përgatitor në prag të atij me Maqedoninë, sfida e parë e vlefshme për eliminatorët e botërorit “Rusi 2018”. Takimi merr vlera domethënëse pasi inaguron stadiumin e rindërtuar “Loro Boriçi”, impianti më modern i futbollit shqiptar i cili ka kushtuar 15 milionë euro.
Trajneri De Biazi ka grumbulluar për këto ndeshje të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion edhe në finalet e evropianit Francë 2016. Duke parë gjendjen e futbollistëve gjatë këtyre dy ditëve të grumbullimit, De Biazi ka vendosur ta nisë miqësoren me Marokun me këtë formacion: Në portë Berisha, në mbrojtje Hysaj, Gjimshiti, Mavraj e Lenjani, në Mesfushë Gashi, Basha, Xhaka, Abrashi dhe Hyka. Në sulm i vetëm Cikalleshi. Pas një udhëtimi të gjatë, dje pasdite, grupit të kuqezinjve i janë bashkuar edhe Bekim Balaj e Odise Roshi. Edhe Naser Aliji është vënë tashmë nën urdhërat e De Biazit. Rei Manaj, ka qëndruar pushim dje pasi ka ndjerë dhimbje në pulpën e majtë. Të tjerët kanë zhvilluar normalisht stërvitjet e programuara nga trajneri. Sot futbollistët dhe stafi drejtues janë nisur drejt Shkodrës.