KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri- Portugali, FSHF: Prenotoni “On line”
Shqipëri - Portugali, FSHF: Prenotoni "On line"

Shqipëri- Portugali, FSHF: Prenotoni “On line”

Federata Shqiptare e Futbollit, (FSHF) ka njoftuar se ka filluar prenotimi “online” i biletave për ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Portugali, e cila  do të zhvillohet në Stadiumin “Elbasan Arena”, në datën 07 shtator 2015. Biletat mund të blihen në linkun “Biletaria Online” në faqen e FSHF. Pikat e shitjes fizike do të aktivizohen në ditët dhe javët në vijim, pas një njoftimi të dytë të FSHF-së. Çmimet e biletave për këtë ndeshje nisin nga 1,000 lekë, në tribunat anësore, e deri në 8,000 dhe 10,000 lekë, në tribunën qendrore. Takimi me Portugalinë vjen pas atij me Danimarkën që kombëtarja shqiptare do të luaj më 4 shtator. Të dy këto takime konsiderohen si dy sfidat vendimtare për fatet e Kombëtares kuqezi në rrugëtimin e saj drejt fazës finale të Evropianit 2016.