KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Shqipëri- Rumani, garë çmimesh edhe nga federatat
Qeveria i jep kombëtares 1milion euro shpërblim

Shqipëri- Rumani, garë çmimesh edhe nga federatat

Federatat e futbollit të Shqipërisë dhe Rumanisë, duket se janë vënë në garë për shpërblimet ndaj ekipeve të tyre në rast se ata kualifikohen mes 16 më të mirëve të “Euro 2016”. Kështu Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të japë një shpërblim prej 2 milionë eurosh, ndërsa ajo rumune 2.5 milionë euro. Duket se këto çmime do të jenë pjesë e përfitimeve të federatave në rast se ekpet kualifikohen më tej. Vetë federatat përfitojnë nga 10 milionë euro në rast kualifikimi midis 16 më të mirave të Euro 2016. Shpresohet që këto çmime të ndezin më tej zjarrin e betejës në mbrëmje në Stadiumin e Lionit.