KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Shqipëri-Rumani, shpresa e fundit e kuqezinjve
Shqipëri-Rumani, shpresa e fundit e kuqezinjve

Shqipëri-Rumani, shpresa e fundit e kuqezinjve

Shqipëria luan të dielën në mbrëmje ndaj Rumanisë, mundësia e fundit për të qëndruar në finalet e “Euro 2016″. Në Stadiumin e Lionit, kuqezive do të duhet një fitore të paktën 2-0, ndërsa kundërshtarëve të tyre, rumunëve, ju mjafton edhe një fitore minimale. Deri tani Shqipëria ka pësuar dy humbje të pamerituara nga Zvicera dhe Franca dhe ka një golaverazh -3. Rumania ka humbur me Francën 2-1 dhe ka barazuar me Zvicerën 1-1, duke regjistruar një golaverazh negativ 2-3.
Traineri i kuqezinjve De Biazi ka deklaruar se “Me Rumaninë luajmë ndeshjen më të rëndësishme”. “Besoj se në këtë turne djemtë kanë bërë gjëra shumë të mira, por kemi paguar për shkak të gabimeve të vogla dhe nuk kemi qenë me fat” tha ai. “Kam folur me djemtë dhe u thashë se nëse duam të kemi një histori të hapur me këtë kompeticion, duhet të shfrytëzojmë të gjitha rastet, por gjithashtu duhet të jemi të kujdesshëm edhe në mbrojtje pasi Rumania është një skuadër e rrezikshme dhe duhet të bëjmë kujdes edhe nga goditjet standarte pasi Rumania arrin t’i shfrytëzojë shumë mirë për shkak të karakteristikave që ka si skuadër” tha traineri i kuqezive në një konferencë shtypi.
Edhe trajneri rumun Anghel Iordanescu, e shikon me seriozitet maksimal takimin e së dielës. “Jam i sigurtë se Shqipëria do japë maksimumin siç bëri në ndeshjet e para. Ata duan të fitojnë, por këtë duam dhe ne” tha ai para mediave. Traineri Iordanescu pramoi se ekipi i tij është në një moment kritik pasi 3 lojtarë të rëndësishëm, nuk dihet ende nëse do të luajnë. “Shpresoj që skuadra ta kuptojë se duhet të japë gjithçka për t’u kualifikuar. Duhet të ushtrojmë sa më shumë presion, të jemi agresivë dhe të përqendruar për 90 minuta” tha ai.
Ndaj Rumanisë, trajneri De Biazi ka vendosur të aktivizojë këtë formacion: në portë Berisha, në mbrojtje Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli. Në mungesë të Kukelit të pezulluar për shkak kartonash, organizator do të jetë Basha. Mesfushorë të tjerë janë: Lenjani, Abrashi, Memushaj e Lila. Në sulm sërish do jetë Sadiku.
Ndeshja Shqipëri-Rumani do të gjykohet nga çeku Pavel Kralovec.