KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri – Spanjë, dalin formacionet
Shqipëri - Spanjë, dalin formacionet

Shqipëri – Spanjë, dalin formacionet

Pak para takimit Shqipëri Spanjë, i vlefshme për grupin G të eleminatoreve të Botërorit “Rusia 2018”, mediat kanë publikuar formacionet e ekipeve.
Traineri De Biazi ka përzgjedhur për takimin e mbrëmjes skemën 4-1-4-1. Në portë do të jetë Berisha, ndërsa në mbrojtje Aliaj, Mavraj, Gjimshiti, Hysaj. Në mesfushë janë zgjedhur Xhaka, Llullaku, Hyka, Basha, Roshi, ndërsa në sulm do të jetë Balaj, sulmuesi më në formë për momentit.
Nga ana e t ij traineri i kombëtares spanjolle ka zgjedhur skemën 4-3-3. Në portë është De Gea, ndërsa në mbrojtje Pique, Ramos, Nacho, Carvajal. Në mesfushë veç Busquets dhe Thiago, mbetet të mësohet nëse do të jetë Koke apo Iniesta-Thiago. Sulmi i është besuar Vitolo, Silva dhe Diego Costa.