KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Shqipëri- Ukrainë në RTSH
Shqipëri- Ukrainë në RTSH

Shqipëri- Ukrainë në RTSH

Kombëtarja shqiptare luan të premten në mbrëmje takimin e fundit përgatitor para finaleve të “Euro 2016”. Në stadiumin e Bergamos “Atleti Azzurri d’Italia”, kuqezinjtë do të ndeshen me Ukrainën, edhe ky një ekip finalist në europianin e Francës. Trajneri De Biazi thotë ashtu si takimi me Katarin që u fitua 3-1, edhe takimi me Ukrainën do të shërbejë për të parë gjendjen e futbollistëve. De Biazi shpreson që në Bergamo të ketë shumë tifozë shqiptarë të cilët do të përkrahin skuadrën. “Nëse do të ketë shumë shqiptarë padyshim që do të jemi shumë të kënaqur pasi tregon që kjo skuadër tërheq vëmendjen e tyre. Do të përpiqemi ti kënaqim të gjithë pasi ata janë lojtari i 12-të”, tha ai. Burime mediatike bëjnë të ditur se janë shitur 3.000 bileta në sektorin e tifozerisë shqiptare dhe rreth 200 për ukrainasit. Çmimi i biletave varion nga 14 deri në 80 euro. Takimi Shqipëri- Ukrainë nis në orën 20.30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTSH.