KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria dënon sulmet në Bruksel
SHqiperia denon sulmet ne Bruksel

Shqipëria dënon sulmet në Bruksel

Ministria e Jashtme shqiptare dënoi sulmet terroriste që goditën të martën  Brukselin, ndërsa shprehu solidaritetin me popullin dhe qeverinë belge në këto momente të vështira. Në një njoftim për shtyp, MPJ shprehet se Shqipëria qëndron krah autoriteteve belge në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ndërkohë ambasada shqiptare në Bruksel ka njoftuar se nuk ka të dhëna që shtetas shqiptarë të jenë dëmtuar nga sulmet e sotme terroriste në Bruksel. MPJ lajmëron të gjithë qytetarët shqiptarë në Bruksel, se mund të kontaktojnë ambasadën shqiptare atje në numrat e telefonit: +32 2 640 3544; +32 2 644 3329 dhe adresën email: mission.eu@mfa.gov.al.