KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Shqipëria dhe Bota në veprat e Ismail Kadaresë” nga Ndriçim Kulla
“Shqipëria dhe Bota në veprat e Ismail Kadaresë” nga Ndriçim Kulla

“Shqipëria dhe Bota në veprat e Ismail Kadaresë” nga Ndriçim Kulla

Një album në trajtën e një guide, që do t’i shërbejë promovimit të turizmit shqiptar, përmes penës së shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare. Ky është libri “Shqipëria dhe Bota në veprat e Ismail Kadaresë”, me autorësi të Ndriçim Kullës. Një katalog i plotë që promovon përshkrimet e natyrës, vendeve, në Shqipëri, por edhe disa vende të botës që Kadare nuk i kishte vizituar asnjëherë , por i kishte përshkruar me shumë saktësi. Albumi me përshkrimet shqip e anglisht të shkrimtarit të njohur për një mori vendesh të Shqipërisë dhe botës, ku ndodhin ngjarjet e romaneve të tij është rrjedhim i një studimi të gjatë të autorit Kulla.