KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria dhe FAO marrëveshje për të luftuar peshkimin e paligjshëm
Shqipëria dhe FAO marrëveshje për të luftuar peshkimin e paligjshëm

Shqipëria dhe FAO marrëveshje për të luftuar peshkimin e paligjshëm

Shqipëria dhe FAO,  (Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara) kanë nënshkruar të hënën në Tiranë një marrëveshje  për të luftuar peshkimin e paligjshëm. Më hollësisht marrëveshja e FAO-s “Port State Measures (PSMA)” është të parandalojë, zbulojë dhe eliminojë peshkimin ilegal duke mos lejuar anijet e peshkimit të përdorin portet e vendeve që nënshkruajnë marrëveshjen. Marrëveshja në fjalë është nënshkruar deri tani nga SHBA, BE dhe 20 vende të tjera në botë. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti e ka cilësuar kërcënim serioz peshkimin e paligjshëm. “Shqipëria është e vendosur të nënshkruajë marrëveshjen për të luftuar peshkimin ilegal, qe është një kërcënim serioz për ruajtjen e pasurisë ujore”, tha  me këtë rast zoti Panariti në fjalën e tij. Në shkallë botërore, llogariten rreth 26 milion ton në vit, me vlerë rreth 23 miliard dollarë, nga peshkimi ilegal. Zbatimi i marrëveshjes ndihmon në ruajtjen afat-gjatë të burimeve detare dhe të ekosistemeve detare. Specialistër thonë se nënshkrimi i PSMA sjell disa avantazhe; pengon peshkimin ilegal dhe rrit efikasitetin e flotës së peshkimit; formalizon biznesin e peshkimit dhe mbron të drejtat e aktivitetit legal; rrit kontrollin e shtetit mbi flotën e peshkimit; përmirëson administrimin e peshkimit në të gjitha nivelet dhe plotësimin e standardeve ndërkombëtare.