KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunimin kulturor
Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunimin kulturor

Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunimin kulturor

Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro e cila ishte ftuar nga Presidenti Hollande në ceremoninë e dhënies së çmimit “Legjioni i Nderit”, shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadarei, ka patur takime edhe me homologen franceze Audrey Azoulay dhe personalitete te artit e kultures franceze. Ministret Mirela Kumbaro dhe Audrey Azoulay nenshkruan me këtë rast marreveshjen e bashkëpunimit kulturor mes Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës e Komunikimit të Francës. Marreveshja e fundit kulturore e Shqipërisë me Francën është nënshkruar në vitin 1988.
Zonja Kumbaro ishte e ftuar edhe në një intervistë në televizionin francez TV5MONDE, ku ajo foli rreth marrëveshjes kulturore me Francën, vlerësimin për tullin e lartë me te cilin Presidenti Hollande nderoi shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, si dhe kulturën shqiptare si mjet për integrimin europian të vendit.