KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria dhe Kina drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik

Shqipëria dhe Kina drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik

Shqipëria dhe Kina po vazhdojnë të ecin me vendosmëri drejt thellimi të bashkëpunimit ekonomik. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka pritur të hënën në takim një delegacion kinez të kryesuar nga Këshilltari i Shtetit i Republikës Popullore të Kinës Yang Jing, i cili po viziton Shqipërinë.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën e edhe njëherë vlerësimin për klimën e mirë të bashkëpunimit që ekziston mes vendeve dhe popujve tanë. Ata kanë rikonfirmuan vullnetin politik për finalizmin e Marrëveshjes së Rrugës së Arbërit, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, bashkëpunimit në fushën e investimeve, bashkëpunimin bujqësor, arsimor, kulturor etj. Zoti Peleshi falenderoi palën kineze për grantin 10 milion Renminbi, për makineritë bujqësore. Ai e konsideroi si këtë mbështetje si një tjetër hap konkret nga pala kineze, për asistencën e saj në drejtim të modernizimin të sektorit të bujqësisë në Shqipëri. Zëvendëskryeministri shqiptar falenderoi palën kineze, për pajisjet arsimore për 5 shkollat që po implementojnë projektin pilot, për mësimin e gjuhës kineze.
Zoti Peleshi informoi se pala shqiptare ka dorëzuar draft-marrëveshjen e ndërsjellët për lehtësimin e vizave për kategorinë e turistëve dhe biznesmenëve, të të dy vendeve, miratimi i të cilave pritet ti shërbejë ndjeshëm rritjes së numrit të turistëve dhe investitorëve kinezë në Shqipëri. Ndërkaq u nënshkrua marrëveshja për akordimin e grantit ekonomiko-teknik midis qeverise shqiptare dhe asaj kineze. Ajo konsiston në vënien në dispozicion nga qeveria kineze për palën shqiptare të një granti 10 milion huan për paisje bujqësore dhe objekte të tjera.