KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria dhe Kina nënshkruajnë memorandum për administrimit dhe menaxhimit e ujrave
Shqipëria dhe Kina nënshkruajnë memorandum për administrimit dhe menaxhimit e ujrave

Shqipëria dhe Kina nënshkruajnë memorandum për administrimit dhe menaxhimit e ujrave

Shqipëria dhe Kina do të bashkëpunojnë në fushën e administrimit dhe menaxhimit të integruar të ujrave. Një memorandum i posaçëm është nënshkruan të mërkurën në Pekin nga ministrat e bujqësisë të të dy vendeve. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, ndërsa falenderoi homologun e tij Chen Lei, tha se marrëveshja parashikon bashkëpunimin në sektorin e menaxhimit të integruar të ujerave, administrimit në mënyrë efikase të burimeve ujore, koordinimin e strukturave qëndrore dhe vendore në hartimin e strategjive për përballimin e përmbytjeve, racionalizimin e përdorimit të burimeve ujore në rang kombetar dhe hartimin e nismave ligjore per shfrytzimin dhe administrimin e tyre.
Ministri Chen Lei e vlerësoi Shqipërinë si vend me burime të pasura ujore dhe me potencial të lartë zhvillimi, ndërkohë që siguroi dhe mbështetjen e plotë të dikasterit që ai drejton.
Ndër të tjera memorandumi parashikon bashkëpunimin në parandalimin dhe menazhimin e përmbytjes dhe thatësirës, impaktin e ndryshimeve klimatike mbi burimet ujore e masave ndaj tyre, zhvillimin e kapaciteteve për menaxherët dhe inxhinjerët e burimeve ujore, si dhe koordinimin dhe bashkëpunimim në aktivitete ndërkombëtare për ujërat etj.
Format e bashkëpunimit do të bëhen të mundura nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe literaturës, që lidhet me fushat e specifikuara, shkëmbimin e delegacioneve qeveritare, teknike dhe tregtare, për të diskutuar dhe zbatuar projekte bilaterale. Tjetër formë bashkëpunimi do të jetë dhe organizimi i trajnimeve teknike, seminareve dhe aktivitete për shkëmbim, inkurajimi i instituteve kërkimore shkencore të të dy palëve, të bëjnë projekte të përbashkëta kërkimore dhe të shkëmbejnë personel dhe stazhierë.