KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Shqipëria dhe Kosova festojnë kualifikimin kuqezi në Euro 2016
Shqipëria dhe Kosova festojnë kualifikimin kuqezi në Euro 2016

Shqipëria dhe Kosova festojnë kualifikimin kuqezi në Euro 2016

Kombëtarja e Shqipërisë, e drejtuar nga italiani Giovanni De Biasi, do të luajë të premten me 13 nëntor në orën 14:00 një miqësore në Prishtinë me përfaqësuesen e Kosovës. Kjo ndeshje të të bëhet për të festuar kualifikimin historik të Shqipërisë në Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë. Kjo ndeshje ishte fillimisht një dëshirë e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kjo do të jetë nje festë e vërtetë pasi shumë lojëtarë të kombëtares kuqezi janë me origjinë
kosovare.

FFK e cila është themeluar në vitin 1946, si degë e Federatës Jugosllave të Futbollit, ka kërkuar të njihet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga UEFA dhe FIFA por nuk e ka marrë njohjen. FIFA e ka lejuar kombëtaren kosovare të luajë ndeshje miqësore.

Nga viti 1993 deri në vitin 2015 kombëtarja kosovare ka zhvilluar 11 ndeshje miqësore. Nga këto ndeshje ajo ka fituar katër, ka një barazim dhe gjashtë humbje. Kosova ka shënuar 16 gola dhe ka pësuar 18 gola. Rezultati më i mirë për Kosovën është arritur me 22 prill 2006 kur ka fituar 7-1 ndaj Monakos, ndersa ai më i keq është arritur me 21 maj 2014 kur humbi 6-1 kundër Turqisë në Mitrovicë.

Shqiperia dhe Kosova kanë zhvilluar gjithsej tri ndeshje miqësore. Të gjitha ndeshjet janë fituar nga kombëtarja kuqezi, Ndeshja e parë 3-1, e dyta 1-0 dhe e treta 3-2. Kjo e fundit ishte një ndeshje më e egër në fushë. Tani le të shohim më me hollësi ndeshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë:

E para është zhvilluar me 14 shkurt 1993 në Tiranë, në stadiumin Dinamo, dhe ndeshja ëshë mbyllur 3-1 për Shqipërinë. Golat janë shënuar nga Edmond Abazi në të 38′, Bardhyl Seferi në të 39′ (autogol) dhe Indrit Fortuzi në të 42′ për vendasit ndërsa golin e vetëm për Kosovën e ka shënuar Kushtrim Munishi në të 73′.

Ndeshja e dytë është është zhvilluar me 7 shtator 2002 në Prishtinë dhe është mbyllur me fitoren e Shqipërisë me rezultatin 1-0, autogol i Arsim Abazit.

Ndërsa ndeshja e tretë është luajtur me 17 shkurt 2010, përvjetori i dytë i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që edhe kjo është mbyllur me fitoren e Shqipërisë me rezultatin 3-2. Serinë e golave e hapi Ditmar Bicaj, për Shqipërinë, në minutën e 4-ërt. Kosova barazon me anë të Shpëtim Hasanit në të 19′. Gjergji Muzaka shënon me anë të një 11-metërshi golin e dytë për kuqezinjtë në minutën e 31-të. Kosova barazon rezultatin me anë të Dukagjin Gashit në të 77′ me një gjuajtje nga larg (rreth 20 metra). Goli i fitores për Shqipërinë erdhi në të 90’+5’+ që u shënua nga Bekim Balaj.