KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria dhe Kosova lidhen edhe me autostradë energjitike
Energjitikë, Berisha replikon me Gjiknurin

Shqipëria dhe Kosova lidhen edhe me autostradë energjitike

Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në një sistem të përbashkët energjitik. Të martën pritet të inagurohet linja e ndërlidhjes 400 kw mes dy vendeve. Kjo linjë do të krijojë mundësi që operatorët e transmetimit të punojnë bashkarisht si një sistem i vetëm dhe të ofrojnë përfitime të ndërsjellta për konsumatorët e të dyja vendeve. Zevendës ministri shqiptar i energjise Ilir Bejtja thotë se projekti do të ketë impakt për të gjithë rajonin. Sipas specialistëve Shqipëria dhe Kosova me këtë lidhje energjitike do të mund të përfitojnë për shkak të kombinimit të burimeve të prodhimit të energjisë. Shqipëria e bazon prodhimin e energjisë në 95 për qind nga hidrocentralet, ndërsa Kosova nga termocentralet.
Autoritetet shqiptare thonë se një projekt i rëndësishëm energjitik do të jetë edhe linja 400 kw me Maqedoninë. Sipas Ilir Bejtas zëvendësministri shqiptar i energjisë, kjo linjë do të kushtojë 70 mln euro prej te cilave 49.8 mln jane kredi nga KFW, 15.2 mln grante dhe 5 mln euro financohen nga vet OST. Parashikohet që projekti të fillojë në vititn 2017 dhe të përfundojë në vitin 2018.