KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria dhe kriza e refugjatëve, Tahiri: “Shqipëria ka marrë masa paraprake për të përballuar çdo emergjencë potenciale”
Shqipëria dhe kriza e refugjatëve, Tahiri: "Shqipëria ka marrë masa paraprake për të përballuar çdo emergjencë potenciale"

Shqipëria dhe kriza e refugjatëve, Tahiri: “Shqipëria ka marrë masa paraprake për të përballuar çdo emergjencë potenciale”

Autoritetet shqiptare po ndjekin me vemendje të posaçme situatën, pasi një numër i madh refugjatësh nga Lindja e Mesme po stacionohen në mënyrë të organizuar nga autoritetet greke në kufi me Shqipërinë. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duke ka raportuar të mërkurën para Komisionit të Sigurisë në parlamentin shqiptar, tha se “Shqipëria nuk mund të jetë imune përballë kësaj krize për sa kohë janë shumë afër kufirit me Shqipërinë”. Sipas tij situata mund të precipitojë për shkak të “efektit domino”, prandaj duhet të merren masa me qëllim që të mos gjendemi të papërgatitur. “Shqipëria ka marrë masa paraprake për të përballuar çdo emergjencë potenciale, por është një situatë që kërkon mbi të gjitha impenjimin e të gjitha vendeve të rajonit në një plan të përbaskët europian në mënyrë që asnjë prej vendeve tona të mos kthehet në pikë fundore të fluksit të refugjatëve” tha ministri i brendshëm shqiptar. Zoti Tahiri tha se Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Italia për të forcuar sigurinë në pikat kufitare, por theksoi se qeveria shqiptare është e vendosur të mos lejojë trafikun e qënieve as nga deti dhe as nga kufijtë tokësore. Duke sjellë një histori të fluksit të emigrantëve në portat e Shqipërisë, zoti Tahiri bëri të ditur se gjatë “2014-2015 kanë tentuar të hyjnë në territorin e republikës së Shqipërisë qoftë nga pikat e kalimit kufitar, qoftë nga kufiri i gjelbër mbi 5000 emigrantë të parregullt”.