KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria dhe Kroacia do të bashkëpunojnë në shëndetësi
PD: "Beqaj kampion i korrupsionit", ministri: "Baltë nga ata që nuk duan reformën"

Shqipëria dhe Kroacia do të bashkëpunojnë në shëndetësi

Shqipëria dhe Kroacia do të bashkëpunojnë ngushtë në fushën e shëndetësisë. Ato kanë nënshkruar një plan të përbashkët për vitet 2015 – 2018. Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës zyrtare që Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zhvilloi në Zagreb, me ftesë të homologut kroat, Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kroacisë, z. Sinisha Varga. Plani i ri dypalësh do të përqëndrohet në bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave në funksionimin e kujdesit shëndetësor parësor, shërbimin kombëtar i urgjencës mjekësore, reformën në tregun e barnave dhe pajisjeve mjekësore, si dhe përdorimin e shëndetësisë elektronike.
Bashkëpunimi do të synojë edhe edukimin e kërkimin shëndetësor, format e shkëmbimit të informacionit mbi programet shëndetësore, si dhe marrëdhënieve midis pushtetit qëndror dhe atij vendor për problemet e shëndetësisë.