KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria dhe Kuvajti do të bashkëpunojnë në bujqësi
Shqipëria dhe Kuvajti do të bashkëpunojnë në bujqësi

Shqipëria dhe Kuvajti do të bashkëpunojnë në bujqësi

Shqipëria dhe Kuvajti po shikojnë mundësinë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë. Tiranën po e viziton  ministri i bujqësisë së Kuvajtit, Ali Saleh Al Omair, i cili gjatë një konference të përbashkët për shtyp me mikpritësin e tij shqiptar Edmond Panariti, ka deklaruar se prania e investimeve kuvajtjane në Shqipëri janë një mundësi e madhe për zgjerimin e iniciativave bujqësore në Shqipëri. Të dy ministrat u shprehën veçanërisht për rritjen e sigurisë ushqimore, eksportit të ujit të pijshëm nga Shqipëria në Kuvajt dhe veçmas në infrastrukturën për mbrojtjen nga përmbytjet.