KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria dhe Mali i Zi, marrëveshje lehtësimi të tregtisë
shqiperi, mal i zi, organizata boterore e tregtise, marreveshje lehtesimi, filloreta kodra

Shqipëria dhe Mali i Zi, marrëveshje lehtësimi të tregtisë

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë ratifikuar marrëveshjen e lehtësimit të tregtisë me Organizatën Botërore të Tregtisë. Ambasadorja e Shqiperisë në OBT Filloreta Kodra si dhe ajo e Malit te Zi, depozituan dokumentacionin e pranimit të marrëveshjes së secilit vend pranë organizatës. Me këtë pranim nga Shqipëria dhe Mali i Zi, numri i anëtarëve që janë dakortësuar me të arrin në 79. Për të bërë të mundur hyrjen në fuqi të marrëveshjes së përfunduar në konferencën e ministrave në Bali të vitit 2013, është i nevojshëm ratifikimi nga 2/3 e anëtarëve të organizatës që e kanë nënshkruar fillimisht atë. Para ratifikimit, Shqipëria depozitoi në shtator të vitit 2014 njoftimin për të qënë kategoria A në momentin kur marrëveshja do të hyjë në fuqi.

Marrëveshja e njohur që do të sjellë bazë ligjore e mekanizma të rinj për vendet në zhvillim dhe ato më pak të zhvilluara, është llogaritur të rrisë volumin tregtar në rang global me mbi 1 trilion për vit, siç bën të ditur raporti i tetorit të vitit të kaluar. I njëjti raport konsideron që, nga kjo marrëveshje, vendet në zhvillim do të përfitojne duke rritur me shumë se gjysmën e të ardhurave në dispozicion.