KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria dhe Maqedonia njohin reciprokisht kontributet për pensionet
Shqipëria dhe Maqedonia njohin reciprokisht kontributet për pensionet

Shqipëria dhe Maqedonia njohin reciprokisht kontributet për pensionet

Shqipëria dhe Maqedonia kanë vendosur të njohin reciprokisht kontributet për pensionet që shtetasit e tyre paguajnë në vendet ku punojnë. Marrëveshja e përbashkët u nënshkrua në Tiranës mes ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe homologut të tij maqedonas, ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Dime Spasov.
Zoti Klosi tha me këtë rast se marrëveshja do tu shërbejë qindra shqiptarëve që punojnë aktualisht në Maqedoni, sikundër dhjetra biznesmenëve maqedonas që kanë nisur të hapin bizneset e tyre në Shqipëri. Nga ana e tij zoti Dimov tha se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme mes dy vendeve që do të rrisë lehtësinë e shkëmbimeve të punonjësve të të dyja vendeve, rritjen e komunikimit dhe bashkëpunimit.
Dy ministrat shprehën shpresën se marrëveshja do t’i hapë rrugë nxitjes së mëtejshme të zhvillimit të tregut të përbashkët të punës dhe shkëmbimeve në tregun e punës. Zoti Klosi dhe Zoti Dimov biseduan mbi mundësinë e rritje se bashkëpunimit për arsimin dhe formimin profesional. Në vemendje ishte dhe punësimi sezonal mes qytetarëve të të dy vendeve, veçanërisht në zonat kufitare.
Shqipëria ka arritur disa marreveshje të ngjashme me Turqinë, Gjermaninë, Çekinë, Rumaninë, Hungarinë dhe Austrinë. Ajo po punon për të firmosur edhe me Greqinë e Italinë, dy vende ku ndodhen me shumicë emigrantë shqiptarë.