KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria dhe shqiptarët festojnë
Shqipëria dhe shqiptarët festojnë

Shqipëria dhe shqiptarët festojnë

Shqipëria dhe shqiptarët përkujtojnë më 28 Nëntor “Ditën e Flamurit”, e njohur ndryshe si Festa e Pavarësisë. 103 vjet më parë Ismail Qemali, mbështur edhe nga patriotë të tjerë shqiptarë nga të gjitha trevat, ngritën në Vlorë flamurin e kuq me shqiponjën dy krenore, duke shënuar ngjarjen me të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. 28 Nëntori i 1912, është përkujtuar edhe sot në qytetin hero, në një aktivitet ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama .
Një spektakël i vërtetë me tullumbace është zhvilluar në Sheshin “Skenderbej” nga Bashkia e Tiranës, ku kreu i saj Erion Velia ngriti flamurin.
Në ditën e sotme vec festimeve, nuk kanë munguar edhe deklaratat politike.  “Kjo ditë duhet t’i shërbejë shqiptarëve për t’u bashkuar dhe për të kërkuar dimensionet e vërteta të lirisë” tha kreu i opozitës Lulzim Basha, në cermoninë e organizuar në Varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”.
Prej shumë vitesh të majtë dhe të djathtët në Shqipëri i festojnë të ndara festat e nëntorit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë dhe Ditën e Clirimit. Të djathtët i përkujtojnë këto festa më 28 nëntor, ndërsa të majtët në dy data, 28 dhe 29 nëntor.