KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria dhe Turqia angazhohen në një proces intensiv bashkëpunimi
Shqipëria dhe Turqia angazhohen në një proces intensiv bashkëpunimi

Shqipëria dhe Turqia angazhohen në një proces intensiv bashkëpunimi

Shqipëria dhe Turqia angazhohen për të ruajtuar në nivelin më të lartë marrëdhëniet midis tyre në të gjitha fushat, madje ti intensifikojnë më tej ato. Këto çështje ishin në fokus të takimit që kryeministri Edi Rama, pati në Ankara me homologun e tij turk, Binali Yialderem. Zoti Yialderem i ka rezervuar mikut nga Shqipëria një pritje me të gjitha nderet, ndërsa vlerësoi solidaritetin personal në ditët e vështira për Turqinë. Ndërsa dënuan ashpër sulmin terrorist në aeroportin “Atataurk” të Stambollit, dy kryeministrat ne konferencën e përbashkët për shtyp, u përqëndruan tek lufta kundër terrorizmit dhe marrdhëneiet mes dy endeve. “Bashkëpunimi mes dy vendeve nuk është vetëm tregtar. Ashtu siç e shpreha edhe më parë shërbimet e sipërmarrjes së Turqisë në Shqipëri kanë arritur në nivelin e 3 miliardë dollarëve. Ka mundësi për të rritur më shumë këtë nivel me projekte të reja” tha zoti Yialderem. Kryeministri turk u shpreh për rishikimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë mes dy vendeve.
Kryeministri shqiptar Edi Rama e cilësoi Turqinë një partner të rëndësishëm ekonimik e tregetare për Shqipërinë. “Sigurisht që, në ekonomi Shqipëria është më shumë sesa një vend mikpritës, është një vend tërësisht i hapur për investimet nga Turqia në çdo sektor” tha ai. “Folëm edhe për sektorin bankar. Folëm edhe për sektorin e ujit. Folëm edhe për çka mund të bëjmë së bashku në drejtim të projekteve, jo vetëm kombëtare, por dhe rajonale që lidhen me energjinë” shtoi më tej zoti Rama. Kryeministri shqiptar shprehu shpresën që me kontributin e drejtpërdrejtë të kompanive turke të krijohen zona të reja ekonomike. “Mendojmë që jemi në kushtet kur mund të hapim një faqe të re në këtë bashkëpunim” tha kryeministri Rama.